Pse Trumpi vendosi ta zgjasë armëpushimin me Iranin?

Pse Trumpi vendosi ta zgjasë armëpushimin me Iranin?
Se sa fleksibile do të jetë secila palë në kushtet e saj, do të përcaktojë në fund nëse mund të arrihet një marrëveshje. Për Trumpin, një nga prioritetet është të mos pranojë një marrëveshje që mund të krahasohet me marrëveshjen bërthamore të epokës së Obamës, nga e cila ai u tërhoq në vitin 2018 dhe që vazhdimisht e ka kritikuar si të dobët. Megjithatë, një numër pikash kritike, përfshirë aftësinë e ardhshme të Iranit për pasurimin e uraniumit, fatin e rezervave të tij të uraniumit shumë të pasuruar dhe se cilat sanksione do të hiqen, mbeten të pazgjidhura, sipas personave të njohur me bisedimet.
Presidenti Donald Trump u mblodh me ekipin e tij të sigurisë kombëtare të martën pasdite në Shtëpinë e Bardhë përballë një vendimi të madh: çfarë të bëjë më tej me Iranin?
Afatit të armëpushimit po i afrohej fundit dhe Air Force Two po qëndronte në pistë në Joint Base Andrews përpara nisjes së planifikuar të zëvendëspresidentit JD Vance drejt Pakistanit për rundin e ardhshëm të bisedimeve. Por administrata po përballej me një problem: heshtje pothuajse totale nga iranianët. Në ditët paraprake, SHBA-ja i kishte dërguar Iranit një listë me pika të përgjithshme të marrëveshjes që donte që iranianët t’i pranonin përpara rundit tjetër të bisedimeve. Por kaluan disa ditë pa marrë përgjigje, duke ngritur dyshime se sa mund të arrihej nga Vance dhe të tjerët duke shkuar në Pakistan për bisedime të drejtpërdrejta, sipas tre zyrtarëve të njohur me çështjen të cilët kanë folur për CNN.
Ndërsa Trumpi u takua me Vance, sekretarin e Shtetit Marco Rubio, sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, kreun e Shtatmadhorisë, Dan Caine dhe drejtorin e CIA-s John Ratcliffe në Shtëpinë e Bardhë të martën, administrata ende nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga Irani. Zyrtarët i kishin kërkuar ndërmjetësit kryesor nga Pakistani, mareshalit Asim Munir, të siguronte të paktën një lloj përgjigjeje përpara se Vance të hipte në Air Force Two.
Megjithatë, edhe pas disa orësh, nuk kishte asgjë. Në Shtëpinë e Bardhë, këshilltarët kryesorë të Trumpit besojnë se një nga arsyet kryesore për mungesën e përgjigjes janë përçarjet brenda udhëheqjes aktuale iraniane, një vlerësim i bazuar pjesërisht në informacionet nga ndërmjetësit pakistanezë, sipas tre zyrtarëve



