Trupi i pajetë në Lanë, policia jep informacion zyrtar: Ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç, dyshohet se u hodh në ujë në gjendje të dehur

Trupi i pajetë në Lanë, policia jep informacion zyrtar: Ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç, dyshohet se u hodh në ujë në gjendje të dehur

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me gjetjen e një personi të pajetë në lumin Lana, në Tiranë, këtë të diel.

Në njoftim thuhet se personi ende i paidentifikuar është rreth 60 vjeç ndërsa sipas të dhënat paraprake të policisë “dyshohet se në gjendje të dehur, ai është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën”.

Njoftim i i policisë

“Rreth orës 12:56, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, në lumin Lanë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjendet një person i pa jetë në lumin Lana, policia: Rasti po verifikohet

The post Trupi i pajetë në Lanë, policia jep informacion zyrtar: Ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç, dyshohet se u hodh në ujë në gjendje të dehur appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.