Ukraina akuzon Rusinë për sulme ndaj infrastrukturës civile
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia e sulmoi infrastrukturën energjetike të Ukrainës vetëm disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin i tha presidentit amerikan, Donald Trump, se do t’i ndërpriste sulmet e tilla gjatë bisedimeve për një armëpushim të mundshëm në luftën kundër Ukrainës. Gjatë bisedës telefonike të martën, dy liderët nuk arritën [...]Read More...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia e sulmoi infrastrukturën energjetike të Ukrainës vetëm disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin i tha presidentit amerikan, Donald Trump, se do t’i ndërpriste sulmet e tilla gjatë bisedimeve për një armëpushim të mundshëm në luftën kundër Ukrainës.
Gjatë bisedës telefonike të martën, dy liderët nuk arritën ta arrijnë synimin e Uashingtonit për një armëpushim 30-ditor, pasi në komunikatën e Kremlinit pas telefonatës thuhej se Putini u pajtua për ndërprerjen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike.
Formulimi në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë dalloi, pasi ajo iu referua një “armëpushimi për energjinë dhe infrastrukturën”. Ajo u pajtua gjithashtu për gjetjen e një armëpushimi në Detin e Zi si hap drejt një marrëveshjeje më të gjerë për armëpushim.