FBI-ja me urime për MPB-në për aksionin e suksesshëm kundër krimit kibernetik ndërkombëtar

FBI-ja me urime për MPB-në për aksionin e suksesshëm kundër krimit kibernetik ndërkombëtar

Suksesi i policisë së Maqedonisë së Veriut mori mirënjohje edhe nga FBI-ja – e cila publikisht përshëndeti aksionin e përbashkët dhe arrestimin e administratorit ilegal onlajn “OLVX”. Operacioni i parë i përbashkët dhe i koordinuar kibernetik mes MPB-së dhe FBI-së dërgon mesazh të fuqishëm – krimi nuk njeh kufij, por as lufta kundër tij, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Vazhdojmë me bashkëpunim të fuqishëm ndërkombëtar, rezultate konkrete dhe luftë pa kompromis kundër krimit-kibernetik”, theksojnë nga MPB-ja.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.