Ushtria në rrugë, padi për Trump/ Guvernatori i Kalifornisë: Akt antikushtetues
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom do të padisë administratën e Donald Trump, pasi presidenti nxorri në rrugë Gardën Kombëtare për t’u përballur me protestat në Los Angelos. Newsom, një demokrat, e cilësoi veprimin e Trump një akt të paligjshëm immoral dhe antikushtetues. Trump e aktivizoi Gardën duke revokuar një ligjë, ku një nga dispozitat I [...]Read More...

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom do të padisë administratën e Donald Trump, pasi presidenti nxorri në rrugë Gardën Kombëtare për t’u përballur me protestat në Los Angelos.
Newsom, një demokrat, e cilësoi veprimin e Trump një akt të paligjshëm immoral dhe antikushtetues.
Trump e aktivizoi Gardën duke revokuar një ligjë, ku një nga dispozitat I lejon atij të mobilizojë trupat federale kur ka “një rebelim ose rrezik për një rebelim kundër autoritetit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.
Por Newsom tha se beson se presidenti ishte i detyruar të koordinohej me guvernatorin e shtetit përpara se të urdhëronte një vendosje të tillë.
Trupat e Gardës Kombëtare u dërguan në qendër të Los Angeles të dielën mes protestave dhe përleshjeve të dhunshme midis frocave të ligjit dhe protestuesve.
Përplasjet filluan kur dhjetëra protestues u mblodhën jashtë një qendre federale paraburgimi duke kërkuar lirimin e 44 personave të arrestuar nga autoritetet federale të imigracionit në të gjithë Los Angeles, si pjesë e fushatës masive të deportimit të Trump.
Zbatimi i Ligjit për Imigracionin dhe Doganat në SHBA po kryen mesatarisht rreth 1,600 arrestime në ditë, sipas të dhënave zyrtare.
Protestat u përshkallëzuan të dielën, kur demonstruesit bllokuan një autostradë të rëndësishme dhe iu vune zjarrin disa automjeteve , ndërsa forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës, plumba gome dhe shpërthime verbuese për ta kontrolluar turmën.
Shumë protestues u shpërndanë pas rënies së natës, kur policia e shpalli tubimin e tyre të paligjshëm, i cili është paralajmërim për ndërhyrjen dhe arrestimin e atyre që nuk largohen.
/ abcnews.al