Ushtria zvicerane dërgon ujë me helikopter për lopët në Alpet e Fribourgut

Ushtria zvicerane dërgon ujë me helikopter për lopët në Alpet e Fribourgut

Forcat Ajrore të Zvicrës janë angazhuar këtë javë në një mision të veçantë për të transportuar ujë në kullotat alpine të prekura nga thatësira në kantonin Fribourg, përcjell albinfo.ch.

Helikopterët Super Puma po transportojnë ujë drejt zonave malore që nuk mund të arrihen me automjete, duke siguruar furnizimin për bagëtinë gjatë muajve të verës.

Në këto kullota mbahen shumë lopë dhe kafshë të tjera, ndërsa mungesa e ujit rrezikon të vështirësojë ndjeshëm jetën dhe punën e fermerëve alpinë.

Uji është jetik jo vetëm për kafshët, por edhe për aktivitetet e përditshme në kullota, përfshirë prodhimin e djathit tradicional alpin, një nga produktet më të njohura të rajonit.

Autoritetet kanë ndërhyrë për të shmangur përkeqësimin e situatës, ndërsa thatësira vazhdon të ndikojë në shumë rajone të Zvicrës./Albinfo.ch

The post Ushtria zvicerane dërgon ujë me helikopter për lopët në Alpet e Fribourgut appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.