Tetë vajza shqiptare nga e njëjta klasë diplomojnë në Bernë

Tetë vajza shqiptare nga e njëjta klasë diplomojnë në Bernë

Tetë vajza shqiptare, shoqe dhe pjesë e së njëjtës klasë në Bernë të Zvicrës, kanë përfunduar me sukses një etapë të rëndësishme të rrugëtimit të tyre arsimor, duke u orientuar më pas drejt fushave të ndryshme profesionale, transmeton albinfo.ch.

Bëhet fjalë për Bleona M., Seade D., Ilire G., Sabina G., Diellza Z., Gentijana B., Emenda K. dhe Nora T. kanë kurorëzuar studimet dhe përgatitjen e tyre profesionale në Zvicër, duke shënuar një moment të rëndësishëm në jetën e tyre akademike dhe profesionale.

Rrugëtimi i secilës prej tyre është zhvilluar në drejtime të ndryshme. Në mesin e tyre janë të diplomuara në mjekësi, higjienë dentare, burime njerëzore (HR), si dhe në fusha të tjera të arsimit të lartë.

Pavarësisht dallimeve në profesionet dhe drejtimet që kanë zgjedhur, ato i bashkon një histori e përbashkët: vitet e kaluara në të njëjtën klasë, miqësia e krijuar gjatë kësaj periudhe dhe prejardhja shqiptare.

Përfundimi i këtij rrugëtimi arsimor përbën një moment të veçantë edhe për familjet e tyre, të cilat kanë ndjekur nga afër përpjekjet dhe sukseset e vajzave gjatë viteve të shkollimit.

Historia e këtyre tetë të rejave pasqyron një pjesë të rrugëtimit të gjeneratës së re shqiptare në Zvicër, e cila po ndërton arsimimin dhe karrierën në shoqërinë zvicerane, duke ruajtur njëkohësisht lidhjet me prejardhjen dhe identitetin e saj./Albinfo.ch

The post Tetë vajza shqiptare nga e njëjta klasë diplomojnë në Bernë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.