Tragjedia e familjes shqiptare në Florida, që nga zjarri humbën jetën tre fëmijët e tyre

Nga Beqir SINA – New York/INA
Sipas komunitetit shqiptar në Jacksonville, familja kishte pesë fëmijë. Nëna kishte lindur dy herë binjakë. Prindërit, fëmija 9-vjeçar dhe bebeja 2-muajshe po luftojnë për jetën.
Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville, Florida. Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, 26 gusht 2026, një zjarr i fuqishëm përfshiu një banesë dy katëshe në Windergate Drive, në zonën Mandarin – Jacksonville FL. Tre fëmijë – binjakët 11-vjeçarë dhe një djalë 2-vjeçar – humbën jetën. Dy të rritur, një fëmijë 9-vjeçar dhe një bebe 2-muajshe mbeten në gjendje kritike në spital.
Sipas shefit të Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, Percy Golden, alarmi u dha rreth orës 05:13. Ndërsa, zjarrfikësit mbërritën brenda katër minutash dhe gjetën flakë të forta në katin e parë si dhe tym të dendur në katin e dytë.
Dy të rritur dhe dy fëmijë kishin arritur të dilnin para mbërritjes së ekipeve të shpëtimit . Gjatë kërkimit të tyre, tre fëmijët e tjerë u gjetën pa shenja jete. Zjarri u vu nën kontroll rreth orës 05:38, por shkatërroi plotësisht banesën dhe dëmtoi dy njësi ngjitur.
Kryqi i Kuq Amerikan po ndihmon shtatë të rritur dhe gjashtë fëmijë të zhvendosur nga banesat e përfshirë nga flakët.
Familja e viktimave spas njoftimeve në rrjetet sociale nga Florida është me origjinë shqiptare, nga Lushnja, e emigrua prej vitesh në Shtetet e Bashkuara. Sipas informacioneve të komunitetit atje, bëhet fjalë për familjen e Genti Manatit. Gjyshërit e fëmijëve, Alie dhe Artan Sulovari, kanë qenë në vendngjarje.
Sipas komunitetit shqiptar në Jacksonville, familja kishte pesë fëmijë. Nëna kishte lindur dy herë binjakë. Prindërit, fëmija 9-vjeçar dhe bebeja 2-muajshe po luftojnë për jetën. Komshinjtë dhe anëtarë të komunitetit thonë se bebeja u hodh nga dritarja e katit të dytë nga zjarrefiksit dhe u kap nga kalimtarët, ndërsa prindërit po përpiqeshin të shpëtonin fëmijët nga flakët.
Raimonda Moisiu, shkrimtare dhe freelancere që banon në Jacksonville, tha se lajmin e mësoi fillimisht nga televizioni lokal Action News4 Jax dhe më pas e konfirmoi përmes grupit “Shqiptarët në Jacksonville” në Facebook.
Ajo theksoi se prindërit ndodhen në gjendje kritike dhe lutet për shërim të shpejtë: “Shqiptarët e Jacksonville dhe të gjithë Floridës po vijnë në ndihmë me çfarë të kenë. Është hapur edhe një GoFundMe,” tha Moisiu.
Në mesazhin e saj të ngushëllimit, ajo shprehu dhimbje të thellë për humbjen e tre engjëjve të vegjël dhe theksoi se ky zjarr “plagosi rëndë zemrën e mbarë familjes Manati dhe krejt komunitetit shqiptar”. Lutjet janë me prindërit dhe dy fëmijët e tjerë që luftojnë për jetën.
Kushërira e familjes, Alessia Firi, i tha televizionit lokal News4JAX se, në bashkëpunim me komunitetin, ajo ka hapur një fushatë GoFundMe për të mbuluar shpenzimet mjekësore dhe ato të funeralit: “Deri tani janë mbledhur mbi 110 mijë dollarë”, ajo thekson se familja dhe komuniteti janë thellësisht të hidhëruar, por shpresojnë për shërimin e të mbijetuarve.
Shkaku i zjarrit është ende nën hetim. Hetimi po kryhet nga Zyra e Marshallit të Shtetit – Luftës Kundër Zjarrit dhe njësia e hetimeve të vrasjeve, departamenti policisë së Jacksonville.
Komuniteti shqiptar në Jacksonville vazhdon të mobilizohet për të ndihmuar familjen e goditur.(INA)
14:00 – Tre fëmijë të një familjeje me origjinë shqiptare kanë humbur jetën dhe katër persona të tjerë ndodhen në gjendje kritike pas një zjarri të rëndë që përfshiu një banesë dykatëshe në lagjen Mandarin të Jacksonville-it, Florida, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, 26 gusht.
Zjarri nisi rreth orës 05:13 në adresën 4431 Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road.
Ekipet e Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville (JFRD) mbërritën katër minuta më vonë. Ata hasën flakë të forta në katin e parë dhe tym të dendur në katin e dytë. Dy të rritur dhe dy fëmijë kishin arritur të dilnin nga shtëpia para mbërritjes së zjarrfikësve. Gjatë kërkimit brenda, zjarrfikësit gjetën tre fëmijë të tjerë pa shenja jete.
Zjarri u vu nën kontroll rreth orës 05:38.
Një fqinj tregoi se banorët e zonës ndihmuan duke kapur një foshnjë dhe një të rritur që u hodhën nga dritarja e katit të dytë. Të gjithë vinin nga e njëjta banesë, tha shefi i JFRD-së, Percy Golden.
Familja është shqiptare.
Gjyshja Alia Sulollari u njoftua për tragjedinë në vendin e punës. Erina Troci që e shoqëroi deri në vendngjarje tha se “Ajo nuk dinte asgjë. Thjesht erdhi në punë dhe njerëzit i thanë çfarë ndodhi. Ishte e tronditur. Vetëm qante,” tha Troci.
Bashkëshorti i saj, Artan Sulollari, ishte gjithashtu aty. Fqinji Raul Contreras, që njihte familjen, e quajti humbjen “shumë e dhimbshme. Është e trishtë të humbasësh fëmijët.”
Zjarri shkatërroi banesën dhe dëmtoi dy njësi të tjera.
Lojërat e fëmijëve dhe një kosh basketbolli ishin ende të dukshme përpara shtëpisë. Fqinjët filluan të vendosnin lule si memorial.
Kryqi i Kuq Amerikan po ndihmon 13 persona të zhvendosur.
Shkaku i zjarrit është duke u hetuar nga Marshalli Shtetëror i Zjarrit.
Identitetet dhe moshat e tre fëmijëve të vdekur nuk janë bërë ende publike.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



