VLEN: Bujar Osmani kandidat i frontit të oligarkëve rusë dhe serbë

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.VLEN: Bujar Osmani kandidat i frontit të oligarkëve rusë dhe serbë appeare Opozita shqiptare VLEN përmes një kumtese thotë se, Bujar Osmani kandidat i frontit të oligarkëve rusë dhe serbë. “Të nderuar qytetarë të Maqedonisë së Veriut, vendi ynë është anëtar i NATO-s. Por është me rëndësi të madhe pyetja, kush ia ka hapur derën e shtetit tonë oligarkëve rusë dhe serbë? Deputeti i BDI-së i njohur […] The post VLEN: Bujar Osmani kandidat i frontit të oligarkëve rusë dhe serbë appeared first on INA ONLINE.

VLEN: Bujar Osmani kandidat i frontit të oligarkëve rusë dhe serbë

The post d first on INA ONLINE.VLEN: Bujar Osmani kandidat i frontit të oligarkëve rusë dhe serbë appeare

Opozita shqiptare VLEN përmes një kumtese thotë se, Bujar Osmani kandidat i frontit të oligarkëve rusë dhe serbë.

“Të nderuar qytetarë të Maqedonisë së Veriut, vendi ynë është anëtar i NATO-s. Por është me rëndësi të madhe pyetja, kush ia ka hapur derën e shtetit tonë oligarkëve rusë dhe serbë?

Deputeti i BDI-së i njohur si “Pucko”, Ismail Jahoski, gjysmën e pompave të benzinës që ka në pronësinë e tij, i ka nga Lukoil, kompania e madhe ruse e lidhur me Putinin.

Pucko vetë merr pothuajse gjysmën e tenderëve, por bashkë Lukoil-in ai merr shumicën e tenderëve nga institucionet publike dhe ministrisë.

Përparim Bajrami i BDI, drejtori i llotarisë, një nga bizneset e tij, restorantin në Kumanovë e ka pikërisht tek Lukoil, në autostradë.

Biznesi i kazinove, i cili mbrohet dhe avancohet nga figura të shquara të BDI-së, udhëhiqet nga nëntoka serbe. Vetë Bujar Osmani ka qenë i përfshirë në licensimin e kazinove, dhe për këtë ka dokument të nënshkruar prej tij, në licensimin e Mijallkovit.

Fronti i BDI-së meriton të quhet Front i Oligarkëve Rusë dhe Serbë.

Kur ata thonë Jo Rusisë, Jo Sërbisë e Jo Kinës, të rikujtojmë:

Nga viti 2002 në RMV janë futur mbi 70 kompani me kapital rus. Të ardhurat vjetore të këtyre kompanive janë mbi 200 milion euro.

Natyrisht lindin pyetjet:

Kush ishte në pushtet dhe kush e lejoi futjen e LUKOIL në RMV? Kush është ortak në biznes me LUKOIL?

Kush ishte në pushtet dhe kush e lejoi futjen e TE-TO në RMV?

Kush ishte në pushtet dhe kush e shiti BUCHIM-in rusëve?

Kush ishte në pushtet dhe kush lejoi Sergej Samsonenkon (Hotel “Rusia”,”Sis Investment Group”) të investojë në RMV?

Kush ishte në pushtet dhe kush lejoi biznesmenin rus Oleg Viktorovich Bojko, i cili është në listën e zezë të SHBA, (Iute Credit dhe Forca- kredi të shpejta) të investoj në RMV?

Kush ishte në pushtet dhe kush lejoi Nikolaj Tokarev (MAYA) të investoj në RMV?

Djali i cilit zyrtar të lartë të BDI-së është përfaqësues i Huawei për Maqedoninë e Veriut?

Kush solli ligj special në parlament për t’ua dhënë autostradën Kërçovë – Ohër kompanisë kineze Sinohydro?

Kush e futi nëntokën serbe në RMV me biznesin e kazinove? Kush e licensoi Mozzartin serb?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve dihen, Fronti i Oligarkëve Rusë dhe Serbë.

Fatmirësisht, afati i tyre ka mbaruar, BDI-së i ka ikur koha. Ndryshimi po vjen, ndryshimi VLEN!”, theksohet në kumtesë. (INA)

The post VLEN: Bujar Osmani kandidat i frontit të oligarkëve rusë dhe serbë appeared first on INA ONLINE.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
ONLINE Bujar Osmani Opozita Maqedonis Veriut Deputeti Pucko Ismail Jahoski Lukoil Putinin Bajrami Kumanov Biznesi Mijallkovit Fronti Front Oligark Rusis Natyrisht LUKOIL BUCHIM Sergej Samsonenkon Hotel Rusia Investment Group Viktorovich Bojko Credit Forca Nikolaj Tokarev Djali Huawei Maqedonin Sinohydro Mozzartin Fatmir Ndryshimi

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
ONLINE Bujar Osmani Opozita Maqedonis Veriut Deputeti Pucko Ismail Jahoski Lukoil Putinin Bajrami Kumanov Biznesi Mijallkovit Fronti Front Oligark Rusis Natyrisht LUKOIL BUCHIM Sergej Samsonenkon Hotel Rusia Investment Group Viktorovich Bojko Credit Forca Nikolaj Tokarev Djali Huawei Maqedonin Sinohydro Mozzartin Fatmir Ndryshimi

Shqiperia ne Eurovision

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online