Bedri Hamza me tri banesa, një shtëpi dhe mbi 30 mijë euro të hyra vjetore

Welcome to Kosova Today

Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherit edhe kryetari i Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij. Nga ajo që Hamza ka deklaruar pranë Agjencisë për Parandalimin Korrupsion, del se ka një pasuri të paluajtshme prej mbi 244 mijë euro, si pasuri të paluajtshme ai ka deklaruar edhe një banesë të bashkëshortës, […]

Bedri Hamza me tri banesa, një shtëpi dhe mbi 30 mijë euro të hyra vjetore
bedri-hamza-me-tri-banesa,-nje-shtepi-dhe-mbi-30-mije-euro-te-hyra-vjetore

bedri-hamza-me-tri-banesa,-nje-shtepi-dhe-mbi-30-mije-euro-te-hyra-vjetore

Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherit edhe kryetari i Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij.

Nga ajo që Hamza ka deklaruar pranë Agjencisë për Parandalimin Korrupsion, del se ka një pasuri të paluajtshme prej mbi 244 mijë euro, si pasuri të paluajtshme ai ka deklaruar edhe një banesë të bashkëshortës, shkruan FrontOnline.

Në formularin e pasurisë, ai ka deklaruar një banesë me vlere prej 46 mijë euro, të cilën e ka blerë me vetëfinancim dhe një banesë tjetër prej 120 metra katror.

Gjithashtu, Hamza ka deklaruar edhe shtëpi të trashëguar prej 72 metra katror me vlerë prej 25 mijë euro.

Ai në total ka deklaruar se ka tri banesa, , tri garazha, një shtëpi dhe një tokë prej një hektar.

Hamza ka deklaruar se ka të hyra vjetore mbi 30 mijë euro.

Ndërsa Hamza ka deklaruar se para të gatshme nepër institucionet financiare i ka mbi 8600 euro/FrontOnline/

 

 

Sisteme Online Programime
Programing Online