Waltz-i i fundit i këshilltarit të Trump/ Shkarkohet kreu i sigurisë kombëtare pas daljes së komunikimeve për luftën
Këshilltari i sigurisë kombëtare i Donald Trump, Mike Waltz, do të largohet nga detyra, pasi ka humbur besimin e zyrtarëve të administratëes. Sipas mediave ndërkombëtare, në Shtëpinë e Bardhë për javë të tëra janë diskutuar emrat për një zëvendësues. Kështu Waltz pritet të jetë i sakrifikuari për skandalin e Signal, ku u ndanë mesazhe që [...]Read More...

Këshilltari i sigurisë kombëtare i Donald Trump, Mike Waltz, do të largohet nga detyra, pasi ka humbur besimin e zyrtarëve të administratëes.
Sipas mediave ndërkombëtare, në Shtëpinë e Bardhë për javë të tëra janë diskutuar emrat për një zëvendësues.
Kështu Waltz pritet të jetë i sakrifikuari për skandalin e Signal, ku u ndanë mesazhe që përmbanin informacion të klasifikuar.
Waltz ishte pjesë e një grupi në aplikacion bashkë me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, ndër to kreu i Pentagonit Pete Hegseth, i cili ndau detaje rreth sulmeve amerikane ndaj rebelëve Houthi në Jemen.
Bisedat u zbuluan pasi gazetari i The Atlantic, Jeffrey Goldberg, u bë gabimisht pjesë e grupit dhe përgjegjësia për këtë duket se ishte e Waltz dhe e ekipit të tij.
Gjatë muajit mars Waltz pranoi përgjegjësinë e plotë për skandalin, që po çon edhe në largimin e tij nga posti i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare.
Ndërkohë, sekretari i mbrojtjes, Pete Hegseth, ka pasur mbështetjen e plotë të Trump, pavarësisht se përdori një aplikacion si Signal, për të ndarë detaje precize, të koordinatave dhe armëve të përdorura në sulmet në Jemen.
Mike Waltz ka qenë pjesë e ekipit amerikan në negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë dhe ishte në bisedimet që çuan në një propozim për armëpushim 30-ditor të vënë në tryezë në Arabinë Saudite në mars.
/ abcnews.al