Eric Wendt konfirmohet ambasador në Shqipëri, Ambasada në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Eric Wendt konfirmohet ambasador në Shqipëri, Ambasada në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas konfirmimit të Gjenerallejtënantit në pension, Eric Wendt, si ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Shqipëri.

Përmes një postimi, ambasada e ka uruar Wendt për detyrën e re, duke theksuar se gjatë misionit të tij në Tiranë ai do të punojë në mbështetje të vizionit të Presidentit Donald Trump për sigurinë e përbashkët, forcimin e NATO-s dhe krijimin e marrëveshjeve të drejta për bizneset amerikane.

“U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.