Ymeri i LDK-së: Qeveria Kurti nuk mund ta ndryshojë kursin ndaj aleatëve ndërkombëtar, qytetarët ta bëjnë ndryshimin
Kandidati për deputet nga LDK-ja, Bajrush Ymeri, për FrontOnline, thotë se përveç masave të BE-së, Kosovës i janë shtuar edhe ato nga SHBA-të. ‘’Si duket pasojat po i ndodhin shtetit tonë. Përveç sanksioneve nga BE tash edhe nga Amerika’’ tha ai. Sipas tij, Kosova është goditur edhe me atë kur serbëve të Kosovës i janë njohur
Kandidati për deputet nga LDK-ja, Bajrush Ymeri, për FrontOnline, thotë se përveç masave të BE-së, Kosovës i janë shtuar edhe ato nga SHBA-të.
‘’Si duket pasojat po i ndodhin shtetit tonë. Përveç sanksioneve nga BE tash edhe nga Amerika’’ tha ai.
Sipas tij, Kosova është goditur edhe me atë kur serbëve të Kosovës i janë njohur pasaportat e lëshuara nga shteti serb, pas liberalizimit të vizave për Kosovën.
‘’Goditje e rëndë ka ndodhur kur janë njohur pasaportat për qytetarët serbë që janë lëshuar nga shteti serbë në shtetin tonë’’, tha ai.
Ymeri, potencon se nëse për katër vite Qeveria Kurti i ka sjellë këto gjëra për Kosovën, ai shprehet se po ashtu kjo Qeveri nuk do të mund të e ndryshoj kursin karshi partnerëve ndërkombëtar.
‘’Këta i kishin katër vite qeverisje dhe i sollën këto raporte unë nuk besoj se këta e ndryshojnë kursin dhe të veprojnë ndryshe. Qytetarët duhet të analizojnë dhe veprojnë menqur dhe kjo Qeveri nëse udhëheq do të vazhdojë me kursin e njejtë’’ tha ai.