“Zelensky, mosmirënjohës”, Trump: Mori para nga administrata e Biden si karamele nga një fëmijë
Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar sërish homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, duke thënë se ai është mosmirënjohës ndaj SHBA-ve për ndihmën ushtarake të dhënë në tre vite. Në një intervistë në Fox News, Trump tha se presidenti ukrainas mori para nga administrata e Joe Biden “si karamele nga një fëmijë”. “Unë nuk mendoj se ai [...]Read More...

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar sërish homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, duke thënë se ai është mosmirënjohës ndaj SHBA-ve për ndihmën ushtarake të dhënë në tre vite.
Në një intervistë në Fox News, Trump tha se presidenti ukrainas mori para nga administrata e Joe Biden “si karamele nga një fëmijë”.
“Unë nuk mendoj se ai është mirënjohës. Ne i dhamë 350 miliardë dollarë dhe ai flet për faktin se janë ata që po luftojnë dhe janë të guximshëm sepse dikush duhet të përdorë armë”, tha Trump.
Trump on Zelensky:
He took U.S. money like candy from a baby… I don’t think he’s grateful.
They fought because someone had to use the weapons.
— Clash Report (@clashreport) March 9, 2025
Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se ai ka qenë “shumë i ashpër me Rusinë, më i ashpër se kushdo që ka qenë ndonjëherë me Rusinë”.
Pas përplasjes mes Zelenskyt dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë, SHBA pezulloi ndihmën ushtarake dhe shkëmbimin e inteligjencës me Kievin. Por ditët e fundit ka pasur shenja të zbutjes së marrëdhënieve të tensionuara, dhe ekipet negociatore të dy vendeve do të takohen në Arabinë Saudite javën e ardhshme
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se do të shkojë në vendin e Lindjes së Mesme të hënën për të takuar Princin e Kurorës Mohammed bin Salman. Pas vizitës së tij, ekipi ukrainas do të qëndrojë në Arabinë Saudite për të punuar me partnerët amerikanë./abcnews.al