Trump pas bisedimeve me Putin: Ka shumë mundësi që lufta të përfundojë
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar lidhur me luftën në Ukrainë. Trump është shprehur se ka zhvilluar një bisedë më Vladimir Putin. Në reagimin e tij në rrjete sociale, Trump ka zbuluar se i ka përkuar presidentit rus që të mos lejonte ushtarët rusë, të sulmonin ukrainasit që ata kanë rrethuar. “Ne patëm diskutime shumë [...]Read More...

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar lidhur me luftën në Ukrainë. Trump është shprehur se ka zhvilluar një bisedë më Vladimir Putin.
Në reagimin e tij në rrjete sociale, Trump ka zbuluar se i ka përkuar presidentit rus që të mos lejonte ushtarët rusë, të sulmonin ukrainasit që ata kanë rrethuar.
“Ne patëm diskutime shumë të mira dhe produktive me presidentin rus Vladimir Putin dhe ka një shans shumë të mirë që kjo luftë e tmerrshme, e përgjakshme të përfundojë përfundimisht.” Por tani për tani, mijëra ushtarë ukrainas janë të rrethuar plotësisht nga ushtria ruse, në një pozicion shumë të keq dhe të cenueshëm. I kërkova presidentit Putin që t’ua kursejë jetën. Kjo do të ishte një masakër e tmerrshme, të ngjashme me të cilat nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Zoti i bekoftë të gjithë! ka shkruar, Donald Trump në postimin e tij.
/abcnews.al/