Zelensky në Arabinë Saduite një ditë para bisedimeve SHBA-Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 10 mars do të vizitojë Riadin ku do të takohet me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, udhëheqësin de facto të Arabisë Saudite. Vizita e Zelenskyt zhvillohet një ditë para bisedimeve mes delegacioneve të Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara në Xheda të Arabisë Saudite, bisedime që kanë për synim t’i [...]Read More...

Zelensky në Arabinë Saduite një ditë para bisedimeve SHBA-Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 10 mars do të vizitojë Riadin ku do të takohet me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, udhëheqësin de facto të Arabisë Saudite.

Vizita e Zelenskyt zhvillohet një ditë para bisedimeve mes delegacioneve të Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara në Xheda të Arabisë Saudite, bisedime që kanë për synim t’i japin fund luftës trevjeçare të Rusisë në Urainë.

SHBA-ja, mbështetësja kryesore ushtarake e Kievit, po synon që t’i japë fund shpejt konfliktit, duke mbajtur bisedime të drejtpërdrejta me Moskës, teksa Uashingtoni ka pezulluar ndihmën ushtarake dhe ndarjen e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën.

Bisedimet SHBA-Ukrainë më 11 mars do të jenë bisedimet e para formale që nga përplasja në Zyrën Ovale mes Zelenskyt, presidentit amerikan, Donald Trump, dhe nënpresidentit JD Vance më 28 shkurt. Pas përplasjes publike, presidentit ukrainas iu kërkua që të largohej nga Shtëpia e Bardhë.