Zgjedhjet në Shqipëri: Afër 90 mijë fletëvotime të shpërndara në Evropë

Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, deri sot ora (09:00) janë dorëzuar 87 581 zarfe dhe 33 janë marrë nga zgjedhësit The post Zgjedhjet në Shqipëri: Afër 90 mijë fletëvotime të shpërndara në Evropë appeared first on Albinfo.

Zgjedhjet në Shqipëri: Afër 90 mijë fletëvotime të shpërndara në Evropë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e fletëve të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, deri sot ora (09:00) janë dorëzuar 87 581 zarfe dhe 33 janë marrë nga zgjedhësit, transmeton albinfo.ch.

Sipas KQZ, deri tani janë dërguar fletët e votimit për bashkatdhetarë nga qarqet Elbasan, Durrës, Berat, Gjirokastër, Dibër, Korçë dhe Kukës, që jetojnë në shtete të ndryshme të botës.

Zarfet e dërguara u përkasin bashkatdhetarëve nga qarqet Elbasan 25 021, Durrës 24 872, Berat 15 502, Dibër 9 582, Gjirokastër 8 453, Kukës 3 946 dhe Korçë 205.

Të ndara sipas shteteve, janë dërguar në Itali 33 253 zarfe, në Greqi 28 413, në Gjermani 8 673, në Mbretërinë e Bashkuar 6 668, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 4 198 dhe në Francë 1 569 zarfe.

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.

Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë. Aty po përgatiten dhe dërgohen fletët e votimit dhe po aty do të kryhet numërimi i votave të diasporës.

Fletët e votimit do t’u mbërrijnë bashkatdhetarëve në Evropë nga data 15, deri më 22 prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15, deri më 25 prill.

Pasi ta marrë zarfin me fletën e votimit, zgjedhësi nga jashtë këshillohet ta dërgojë atë në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes.

Ata nuk do të shpenzojnë asgjë, pasi posta paguhet nga KQZ.

The post Zgjedhjet në Shqipëri: Afër 90 mijë fletëvotime të shpërndara në Evropë appeared first on Albinfo.