Zhegrova mund t’i bashkohet Rrahmanit në Napoli
Sipas mediave italiane, kampionët e Italisë janë në fazën përfundimtare të bisedimeve për të finalizuar marrëveshjen me futbollistin nga Kosova The post Zhegrova mund t’i bashkohet Rrahmanit në Napoli appeared first on Albinfo.

Edon Zhegrova është shumë pranë transferimit të bujshëm në Serie A.
Sulmuesi kosovar i Lilles duket se brenda pak ditësh do të largohet nga skuadra franceze dhe do të transferohet te gjiganti italian, Napoli.
Sipas mediave italiane, kampionët e Italisë janë në fazën përfundimtare të bisedimeve për të finalizuar marrëveshjen me futbollistin.
Madje, thuhet se kanë mbetur vetëm detajet e vogla për t’u zyrtarizuar kalimi i ylli të ‘Dardanëve’ te napolitanët.
Zhegrova, i cili nuk ka luajtur që nga nëntori i vitit 2024 për shkak të një lëndimi, tashmë është i rikuperuar dhe i gatshëm për rikthim në fushë, transmeton albinfo.ch.
Në rast se Zhegrova transferohet në ‘Diego Maradona’, do t’i bashkohet Amir Rrahmanit, me të cilin ndan edhe fanellën e Kombëtares së Kosovës.
Kalimi i mundshëm i Zhegrovës në Napoli do të ishte një hap i madh në karrierën e tij dhe një tjetër sukses për futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.
The post Zhegrova mund t’i bashkohet Rrahmanit në Napoli appeared first on Albinfo.