Zjarr në një fabrikë në Gjakovë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Zjarr në një fabrikë në Gjakovë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Zjarrfikësit e Gjakovës, ditën e sotme kanë intervenuar në një fabrikë atje, ku kishte shpërthyer zjarri.

Në njoftimin e zjarrfikësve, bëhet e ditur se situata është lokalizuar dhe se, është parandaluar përhapja e zjarrit në pjesë e tjera të këtij objekti.

Postimi:

Sot, rreth orës 16:00, Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë ka intervenuar në fabrikën e Dekorimit, ku kishte ndodhur djegie e mbetjeve të bykut në kazanët e fabrikës.

Ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë me kohë dhe kanë lokalizuar situatën, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesët tjera të objektit.

Zjarrfikësit mbeten të gatshëm 24/7 për t’iu përgjigjur çdo rasti emergjent.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.