Zjarr i madh në një magazinë pranë Mamurrasit, shkrumbohen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit, ku janë përfshirë nga flakët sasi të konsiderueshme bimësh medicinale.
Zjarri është përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, duke krijuar vështirësi për ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse dhe duke rritur rrezikun e përhapjes së flakëve në pjesë të tjera të objektit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe neutralizimin e situatës.
The post Zjarr i madh në një magazinë pranë Mamurrasit, shkrumbohen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



