31 zjarre në Maqedoninë e Veriut, dy ende aktive: flakët kalojnë edhe në Kosovë

Maqedonia e Veriut vijon të përballet me zjarre në hapësira të hapura. Deri sot në orën 07:30 janë regjistruar gjithsej 31 vatra zjarri në territorin e vendit, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Nga 31 zjarret e regjistruara, dy janë ende aktive, pesë janë nën kontroll, ndërsa 24 janë shuar. Një nga vatrat aktive ndodhet në fshatin Graçan, në Komunën e Gjorçe Petrovit, ku flakët kanë kaluar edhe në territorin e Kosovës.
Vatra tjetër aktive është në zonën Kajorec, pranë fshatit Belicë, në Komunën e Makedonski Brodit. Ndërkohë, pesë zjarre janë nën kontroll në Strugë, Saraj, Çuçer-Sandevë, Kratovë dhe Dellçevë. Sipas QMK-së, 24 zjarret e tjera të raportuara gjatë periudhës së fundit janë shuar.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



