Zvicër: Shqetësime për prodhuesin e municioneve
Shumë politikanë janë të shqetësuar se ky vend mund të humbasë aftësinë për të prodhuar municionet e veta. Aktualisht, një firmë në Thun në kantonin e Bernës, Swiss P Defence, është prodhuesi i vetëm i municioneve të armëve të vogla në këtë vend. Por ajo iu shit kompanisë italiane, Beretta, në vitin 2022. Për ironi, […] The post Zvicër: Shqetësime për prodhuesin e municioneve appeared first on Albinfo.

Shumë politikanë janë të shqetësuar se ky vend mund të humbasë aftësinë për të prodhuar municionet e veta.
Aktualisht, një firmë në Thun në kantonin e Bernës, Swiss P Defence, është prodhuesi i vetëm i municioneve të armëve të vogla në këtë vend. Por ajo iu shit kompanisë italiane, Beretta, në vitin 2022.
Për ironi, situata aktuale po e vështirëson biznesin. Porositë nga vendet e tjera evropiane po shterojnë pasi rregullat e rrepta të rieksportit mund të kufizojnë vendin ku dërgohet municioni.
Zvicra, për shkak të neutralitetit, nuk lejon dërgimin e materialeve luftarake te palët e treta, transmeton albinfo.ch.
Swiss P Defense thotë se magazinat e saj janë plot, por pa blerës. Tashmë ka pushuar nga puna disa punonjës të kualifikuar – shumë prej tyre janë zhvendosur te konkurrentët në vende të tjera evropiane – të cilët ka të ngjarë të përfitojnë nga rritja e porosive.
Tani ka thirrje më të forta për rivlerësimin e rregullave të rrepta për rieksportin e armëve. Parlamenti pritet të diskutojë situatën në verë.
The post Zvicër: Shqetësime për prodhuesin e municioneve appeared first on Albinfo.