Zvicra nis analizimin e të dhënave të pasagjerëve që mbërrijnë me avion

Zvicra do të fillojë të përdorë një sistem për përpunimin dhe analizimin e të dhënave të personave që mbërrijnë në aeroportet e vendit, transmeton albinfo.ch.
Sistemi njihet si Passenger Name Record (PNR) dhe përdorimi i tij synon të ndihmojë autoritetet në luftën kundër terrorizmit dhe formave të tjera të krimit të rëndë.
Qeveria federale ka përcaktuar 1 nëntorin si datën e hyrjes në fuqi të legjislacionit përkatës, ndërsa The Local raporton se analizimi i të dhënave të pasagjerëve do të nisë në vitin 2027.
Sipas Këshillit Federal, hyrja në fuqi e sistemit përbën një hap të rëndësishëm, pasi policia federale dhe kantonale, si dhe autoritetet e ndjekjes penale, do të kenë në dispozicion një instrument që prej vitesh përdoret edhe në vende të tjera.
Autoritetet zvicerane e konsiderojnë PNR-në një mjet për identifikimin dhe hetimin e rasteve që lidhen me terrorizmin dhe krimet e rënda.
The post Zvicra nis analizimin e të dhënave të pasagjerëve që mbërrijnë me avion appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



