Zvicra mbështet bashkëpunimin filmik mes Kosovës dhe Zvicrës përmes “Re:Connect”

Zvicra mbështet bashkëpunimin filmik mes Kosovës dhe Zvicrës përmes “Re:Connect”

Zvicra ka mbështetur projektin e përbashkët të filmit dokumentar “Re:Connect”, një iniciativë e zhvilluar nga DokuFest dhe Kino Kosova, e cila ka bashkuar filmbërës të rinj nga Kosova dhe Zvicra, transmeton albinfo.ch.

Projekti u ka mundësuar pjesëmarrësve të eksplorojnë përmes kinematografisë tema të identitetit, trashëgimisë së përbashkët dhe përkatësisë, duke krijuar një hapësirë për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash mes filmbërësve të dy vendeve.

Gjatë qëndrimit në Prizren për premierën e “Re:Connect”, përfaqësues të Ambasadës së Zvicrës u takuan me organizatorët e DokuFest dhe Kino Kosova, si dhe me filmbërësit zviceranë të përfshirë në projekt.

Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja dhe rrëfime nga festivalet ndërkombëtare të filmit dhe iniciativa të ndryshme kreative.

Ambasada e Zvicrës falënderoi SWISS FILMS për kontributin në krijimin e këtyre lidhjeve, ndërsa vlerësoi edhe angazhimin e regjisorit Samir Karahoda në organizimin e këtij shkëmbimi.

Projekti synon të forcojë bashkëpunimin kulturor dhe kinematografik mes Kosovës dhe Zvicrës, duke u dhënë mundësi filmbërësve të rinj të krijojnë dhe të zhvillojnë rrjetet e tyre profesionale në skenën ndërkombëtare./Albinfo.ch

The post Zvicra mbështet bashkëpunimin filmik mes Kosovës dhe Zvicrës përmes “Re:Connect” appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.