Zvicra rrit praninë ushtarake në Kosovë – Swisscoy pritet të zgjerohet në 300 pjesëtarë

Zvicra pritet të rrisë praninë e saj ushtarake në Kosovë përmes misionit Swisscoy, në kuadër të KFOR-it, transmeton albinfo.ch.
Ambasadorja e Zvicrës në Serbi, Anne Elisabeth Lugon-Moulin, ka bërë të ditur se Këshilli Federal zviceran i ka propozuar Parlamentit rritjen e kontingjentit të Swisscoy-t nga 215 në 300 pjesëtarë.
Sipas saj, Parlamenti zviceran e ka miratuar këtë kërkesë në qershor, duke i hapur rrugë zgjerimit të pranisë së Zvicrës në Kosovë.
Mandati aktual i Swisscoy-t përfundon më 31 dhjetor 2026, ndërsa Zvicra synon vazhdimin e misionit dhe rritjen e numrit të pjesëtarëve.
Lugon-Moulin ka theksuar se KFOR-i vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
Aktualisht, në kuadër të Swisscoy-t në Kosovë shërbejnë 215 pjesëtarë të ushtrisë zvicerane, ndërsa me zgjerimin e propozuar numri pritet të arrijë në 300./Albinfo.ch
The post Zvicra rrit praninë ushtarake në Kosovë – Swisscoy pritet të zgjerohet në 300 pjesëtarë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



