Zvicra shkruan histori, rrëmben medaljen e argjendtë në 4×100 metra

Zvicra shkruan histori, rrëmben medaljen e argjendtë në 4×100 metra

Zvicra ka fituar medaljen e argjendtë në stafetën e femrave 4×100 metra në Kampionatin Evropian të Atletikës në Birmingham, duke shënuar një sukses historik në këtë disiplinë.

Ekipi zviceran e përfundoi finalen me kohën 43.12 sekonda, duke u renditur pas Britanisë së Madhe, e cila fitoi medaljen e artë me kohën 42.05 sekonda, përcjell albinfo.ch.

Për Zvicrën garuan Géraldine Di Tizio-Frey, Léonie Pointet, Ajla Del Ponte dhe Salomé Kora, të cilat me paraqitjen e tyre siguruan medaljen e shumëpritur në stafetën 4×100 metra.

Ky rezultat ishte një nga sukseset e rëndësishme të delegacionit zviceran në Evropianin e Birminghamit. Në të njëjtën mbrëmje, Zvicra fitoi medalje të argjendtë edhe përmes Dominic Lobalut në garën e 10 mijë metrave.

Kampionati Evropian i Atletikës në Birmingham u zhvillua nga 10 deri më 16 gusht, me Zvicrën që mori pjesë me delegacionin më të madh të saj deri më tani në një Evropian të atletikës.

The post Zvicra shkruan histori, rrëmben medaljen e argjendtë në 4×100 metra appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.