Home / SPORT / Yllin që e kërkoi Milani, sot shënoi dy gola për ekipin e tij të ri

Yllin që e kërkoi Milani, sot shënoi dy gola për ekipin e tij të ri

U kërkua nga Milani, por Morata zgjodhi Spanjën.

Alvaro Morata nga i kontestuar në idhull i tifozëve bardhekuq.

Sulmuesi spanjoll, i mbërritur tel Atletico Madridit në janar, shënoi dygolësh në fitoren 0-2 në fushën e Real Sociadadit, ndërsa në ndeshjen paraardhëse pat realizuar golin e parë në fitoren me të njëjtat shifra (2-0) ndaj Vellarrealit në “Wanda Metropolitano”.

Sfida në “Anoeta” u mbyll brenda tre minutave (30’ dhe 33’) nga ish-sulmuesi i Chelsea-t, fillimisht në zhvillimet e një goditjeje këndi, pas devijimit të Godin, dhe 3 minuta më vonë sërish me kokë, pas ekzekutimit të një goditjeje standarde nga Koke.

Nga minuta e 62-të “Los Colchoneros” luajtën në inferioritet numerik, pas daljes me karton të kuq (pas dy të verdhave) të Koke, por skuadra e Simeomes, e mësuar me vuajtje, e administroi rezultatin, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme në këtë transfertë të vështirë.

Rivendoset tashmë diferenca prej 7 pikësh me Barcelonën kryesuese, ndërsa Reali ndjek i treti me 5 pikë më pak (60/53/48).

Në takimet e tjera Betisi u mposht 1-2 nga Getafe, ndërsa Eibar – Celta Vigo përfundoi 1-0.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Yllin që e kërkoi Milani, sot shënoi dy gola për ekipin e tij të ri Yllin që e kërkoi Milani, sot shënoi dy gola për ekipin e tij të riRating: 4.8