Aksionet e Meta-s fundosen pasi zbulon planet e shpenzimeve
Welcome to Kosova TodayAksionet e gjigantit amerikan të teknologjisë Meta janë zhytur në SHBA, pavarësisht fitimeve më të mira se sa pritej. Kompania mëmë e Facebook dhe Instagram ka thënë se shpenzimet do të jenë më të larta këtë vit për shkak të shpenzimeve në inteligjencën artificiale (AI). Aksionet sakaq ranë më shumë se 15% pasi kompania ka […] The post Aksionet e Meta-s fundosen pasi zbulon planet e shpenzimeve appeared first on Albanian Post.
Aksionet e gjigantit amerikan të teknologjisë Meta janë zhytur në SHBA, pavarësisht fitimeve më të mira se sa pritej.
Kompania mëmë e Facebook dhe Instagram ka thënë se shpenzimet do të jenë më të larta këtë vit për shkak të shpenzimeve në inteligjencën artificiale (AI).
Aksionet sakaq ranë më shumë se 15% pasi kompania ka deklaruar se priste të shpenzonte miliarda dollarë në vitin 2024më shumë se sa kishte parashikuar më parë.
Meta ka përditësuar produktet e saj për blerjen e reklamave me mjete AI për të rritur rritjen e fitimeve.
Gjithashtu ka prezantuar më shumë veçori të AI në platformat e saj të mediave sociale, siç janë asistentët e bisedës.
Firma ka njoftuar se tani pritet të shpenzojë midis 35 dhe 40 miliardë dollarë në vitin 2024, nga një parashikim i mëparshëm prej 30-37 miliardë dollarësh.
Por gjithsesi aksionet ranë pavarësisht se i mposhti pritjet për fitimet e saj.
Të ardhurat e tremujorit të parë u rritën me 27% në 36.46 miliardë dollarë, ndërsa analistët prisnin fitime prej 36.16 miliardë dollarësh.
Sophie Lund-Yates, analistja kryesore e kapitalit në Hargreaves Lansdown, ka thënë se planet e saj të shpenzimeve ishin “agresive”.
Po ashtu ka thënë se “investimi thelbësor” i Meta-s në AI e ka ndihmuar atë që njerëzit të kalojnë kohë në platformat e saj, kështu që reklamuesit janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë para “në një kohë kur pasiguria e reklamave digjitale mbetet e përhapur”.
Më shumë se 50 vende do të kenë zgjedhje këtë vit, ka vijuar ajo, “gjë që rrit jashtëzakonisht pasigurinë” dhe mund të trembë reklamuesit.
Ajo ka shtuar se “pasuria e Meta-s ndoshta po forcohet gjithashtu nga e ardhmja e pasigurt e TikTok në SHBA”.
Rivali i Meta-s ka thënë se do të luftojë një ligj “jo-kushtetues” që mund të rezultojë në shitjen ose ndalimin e TikTok në SHBA.
Presidenti amerikan Joe Biden ka nënshkruar një ligj që i jep kompanisë mëmë kineze të platformës së mediave sociale, ByteDance, nëntë muaj për të shitur aplikacionin ose do të bllokohet në SHBA.
Lund-Yates ka thënë se “duke parë më tej, rreziku më i madh për Meta mbetet rregullator”.
Vitin e kaluar, Meta u gjobit me 1.2 miliardë euro nga autoritetet e të dhënave të Irlandës për keqpërdorimin e të dhënave të njerëzve gjatë transferimit të tyre midis Evropës dhe SHBA-ve.
Dhe në shkurt të këtij viti, shefi ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, u përball me kritika të ashpra nga ligjvënësit amerikanë dhe u shty t’u kërkonte falje familjeve të viktimave të shfrytëzimit seksual të fëmijëve.
Lund-Yates ka shtuar se firma ka “më shumë se burime të mjaftueshme për të hedhur në sfida ligjore, por kjo nuk përjashton rreziqet e uljeve dhe ngritjeve në ndjenjën e tregut”.
The post Aksionet e Meta-s fundosen pasi zbulon planet e shpenzimeve appeared first on Albanian Post.