Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, të rinjtë e maskuar shkulin pllakat dhe qëllojnë policinë
Protestuesit janë larguar nga ambientet pranë Ministrisë së Arsimit dhe janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë godinës së Kryeministrisë.
Shumica e tyre po qëndrojnë të qetë në bulevard, ndërsa disa të rinj me fytyra të maskuara kanë nisur të shkulin pllakat e bulevardit duke qëlluar herë pas here në drejtim të efektivëve të policisë të pozicionuar në oborrin e Kryeministrisë.
Ndërkohë, efektivët e policisë u kanë bërë thirrje protestuesve përmes autoparlantëve që të ndalojnë hedhjen e gurëve në drejtim të tyre.
The post Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, të rinjtë e maskuar shkulin pllakat dhe qëllojnë policinë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.