Home / Tag Archives: rikthehet

Tag Archives: rikthehet

Befasohen të gjithë, Ronaldo po rikthehet te Man Utd

Ylli portugez duket se e kërkon rikthimin te Manchester United. Cristiano Ronaldo mund të largohet në këtë verë nga Juventusi. Ylli portugez duket se e kërkon rikthimin te Manchester United, para se të pensionohet, përcjell lajmi.net nga Don Balon. Ronaldo ishte kërkuar edhe në verën e kaluar nga ‘Djajtë e Kuq’, por që në fund vendosi të kaloj te Juventusi. Por, portugezi po e mendon rikthimin te Manchester United, e që me gjasë do të jetë aventura e tij e fundit në Evropë.

Read More »

Mourinho rikthehet në “Santiago Bernabeu”

El Clasico në Spanjë është në program për datën 2 mars. Gjashtë vite pas lamtumirës, José Mourinho rikthehet në “Santiago Bernabeu” për El Clasico mes Real Madrid dhe Barcelonës. Kësaj here portugezi nuk do të ulet në pankinë, por në tribunë. Jo për shkak të ndonjë skualifikimi që duhet të vuajë, por i detyruar nga detyra dhe përgjegjësia e tij e re, ajo në cilësinë e komentatorit dhe opinionistit të “beIN Sports”. El Clasico në Spanjë është në program për datën 2 mars, kur Los Blancos do të presin Barcelonën, në supersfidën që mund të rezultojë deçizive për titullin kampion në La Liga, aty ku udhëheqin katalanasit.

Read More »

Rikthehet Tunçi, iu befason me pamjen e tij

Serilai Benni Affet, ka bërë bujë të madhe te publiku shqiptar. Ndonëse në fillim kishte një rol negativ, më vonë Tunçi bëhet djalë i mbarë, përcjell ORAinfo. Duke qenë që në telenovelë ballafaqohet me shumë sfida, ai në fund e jep jetën për vëllaun e tij, Xhynejtin dhe vdes. Duke qenë se tash është larg nga seriali dhe kamerat, ai po i shijon ditët e pranverës. Madje ai ka ndryshuar edhe pamjen.. Sa i bukur është bërë ai.

Read More »

A do të rikthehet Pogba tek Juventusi, vjen lajmi i fundit

Para ndeshjes Atletico Madrid – Juventus, trajneri i Francës Didier Deschamps ka bërë një deklaratë. Didier Deschamps ka folur për ndeshjen që do ta zhvillojë Juventusi ndaj Atletico Madridit nesër (e mërkure) në Ligën e Kampionëve. Trajneri francez gjithashtu ka folur edhe për të ardhmen e Paul Pogbas, duke mos e refuzuar rikthimin e tij te torinasit. “Unë ende nuk e di nëse do të rikthehem ndonjë herë në Serie A. Ndihem mirë që jam trajner i ekipit tim kombëtar, ne ende kemi shumë objektiva për të arritur, si futbollist, kam kaluar shumë kohë në Itali dhe jam i lidhur me këtë vend”, ka thënë Deschamps. “Pogba te Juventus? Ai është duke bërë mirë në Manchester United, ai është i lumtur atje, por gjithçka mund të ndodhë në futboll, çdokush mund të lëvizë nga një klub në tjetrin.”, ka shtuar më tej ai.

Read More »

Rikthehet fuqishëm Kallashi, del si gangstere në klipin e këngëtarit shqiptar

Së fundmi qarkullonte nëpër media lajmi se Kallashi do të ishte pjesë e videoklipit të ri të Feros. Lajmi u bë i ditur pak ditë më parë nga reperi ndërkaq sot Kallashi postoi një foto nën përqafimin e tij teksa në duar mbanë një kallash. Ajo nuk shkroi asgjë përveç që etiketoi reperin. Projekti del nesër edhe pse ishte planifikuar të lëshohej sot. ‘Baba për ikona’ quhet kënga e Feros për të cilën ai ka premtuar shumë sukses. The post Rikthehet fuqishëm Kallashi, del si gangstere në klipin e këngëtarit shqiptar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »

Rikthehet normaliteti në Aeroportin e Prishtinës, Kontrollorët e Trafikut Ajror pezullojnë grevën

Kontrollorët e Trafikut Ajror kanë marrtë vendim që të pezullojnë grevën. Nuk do të ketë grevë nesër dhe të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovës “Adem Jashari”. Artan Hasani, kryetari i Sindikatës së Kontrollorëve Ajror, ka konfirmuar për KTV-në se pezullimi i grevës është bërë që t’u jepet kohë institucioneve që të analizojnë kërkesat. E gjithashtu është bërë për shkak të diasporës, të cilët kanë kërkuar të mos ketë grevë për shkak të festave. “Ky pezullim është bërë që t’u jepet kohë institucioneve për t’i analizuar kërkesat. Gjithuashtu është anuluar greva edhe si shkak i kërkesave të mëdha të bashkatdhetarëve me rastin e festave”, ka thënë Hasani. Ai ka thënë se institucioneve u është dhënë afat që deri të premten, sot një javë, të dalin me përgjigje për këto kërkesa. Dhe në rast se nuk plotësohen kërkesat e kontrollorëve ajrorë atëherë do të hyjnë në grevë të premten, të shtunën dhe të dielën nga 12 orë.

Read More »

Rikthehet bora, ja çfarë temperaturash na presin sot

Me rikthimin e borës, kanë ndryshuar temperaturat në gjithë vendin. Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vendin tonë, temperaturat minimale do të arrijnë deri në -3 gradë Celsius. IMHK ka bërë të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore. Reshjet do të jenë më të theksuara në Dukagjin, por edhe në jug dhe jugperëndim të vendit do të ketë reshje. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë herë-herë me vrull, ku shpejtësia maksimale nëpër disa zona mund të arrijë deri 17m/s.

Read More »

Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte na presin këto dy super ndeshje

Është rikthyer magjia e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve. Ditën e sotme rikthehen emocionet në Champions League që tashmë vjen në fazën me eliminim direkt. Pa dyshim që e gjithë vëmendja do të jetë në “Old Trafford” ku Manchester United pret Paris Saint Germainin në duelin e parë të vlefshëm për fazën e 1/16. Vlen të theksojmë që PSG-ja do të vuajë mungesat e mëdha të Neymarit dhe Cavanit, të cilët për arsye dëmtimesh nuk do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje. Ndërsa jo më pak vëmendje do të tërheqë edhe dueli në “Olimpico” ndërmjet Romës dhe Portos. 21:00 AS Roma – FC Porto 21:00 Manchester Utd – Paris SG 

Read More »

“Milani i vjetër po rikthehet”

Ish-ylli i Milanit Dejan Saviçeviç, tani president i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, foli për La Gazzetta Dello Sport për Rossonerët përcjell ORAinfo. “Së paku Milan po investon në italianë, ata do të shpërblehen për këtë. Donnarumma me siguri do të bëhet Buffon i ri dhe kur Romagnoli është në fushë, ai do të jetë edhe më i relaksuar. “Paqueta dhe Piatek janë dy lojtarë të rëndësishëm, megjithatë, është shumë herët për të gjykuar brazilianin, do ta lejojmë atë të luajë dhe të vendoset mirë. Ai është mbresëlënës. Shpresojmë, ai nuk do të ndalet duke shënuar. “Gattuso ? Nuk jam i befasuar, ai është duke bërë mirë, sepse edhe si lojtar, ai ishte një person i rregullt, ai nuk pati frikë të punonte dhe të trajnonte.” Kohët e fundit, performancat e ekipit janë përmirësuar gjithashtu.Mendoj që Milani i vjetër po rikthehet”,ka thënë legjenda e Milanit./ORAinfo/

Read More »