15 vjeçarja me prejardhje nga Kosova u raportua e zhdukur në Francë, ambasada e Shqipërisë njofton rikthimin në familje
Ambasada e Shqipërisë në Francë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se 15 vjeçarja me origjinë nga Kosova M.Syla e cila ditë më parë u raportua e zhdukur, është rikthyer pranë familjes së saj, transmeton albinfo.ch. “Ambasada e Shqipërisë në Francë sqaron se, sot në mëngjes, menjëherë sapo është informuar nga të afërm të […] The post 15 vjeçarja me prejardhje nga Kosova u raportua e zhdukur në Francë, ambasada e Shqipërisë njofton rikthimin në familje appeared first on Albinfo.

Ambasada e Shqipërisë në Francë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se 15 vjeçarja me origjinë nga Kosova M.Syla e cila ditë më parë u raportua e zhdukur, është rikthyer pranë familjes së saj, transmeton albinfo.ch.
“Ambasada e Shqipërisë në Francë sqaron se, sot në mëngjes, menjëherë sapo është informuar nga të afërm të personit, Ambasada e Shqipërisë është mobilizuar dhe angazhuar për rastin e shtetases franceze me origjinë nga Republika e Kosovës, me banim në Strasburg të Francës, M.Syla (15 vjeç), e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 14 mars. Pas bashkëpunimit të Ambasadës me autoritetet policisë franceze dhe familjen e vajzës dhe verifikime dhe ndjekjes në terren, njoftojmë se M. Syla është rikthyer në shtëpi pranë familjarëve të saj dhe gëzon shëndet të mirë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
“Në emër të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Shqipërisë në Francë, falenderon autoritetet franceze dhe familjarët dhe të afërmit e vajzës për gatishmërinë dhe bashkëpunimin” përfundon njoftimi.
The post 15 vjeçarja me prejardhje nga Kosova u raportua e zhdukur në Francë, ambasada e Shqipërisë njofton rikthimin në familje appeared first on Albinfo.