A mund të ketë përsëri sulm në veri? Flet Dardan Molliqaj
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë për Front Online se zgjidhja e problemeve në veriune Kosovës edhet vetëm zgjidhja politike. Sipas tij, nuk është fjala atje vetëm për grupe kriminale e terroriste, por duhet të kuptohet që janë edhe mbi 40 mijë banorë të nacionalitetit serb që nuk iu binden institucioneve të Kosovës. “Në […]


Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë për Front Online se zgjidhja e problemeve në veriune Kosovës edhet vetëm zgjidhja politike.
Sipas tij, nuk është fjala atje vetëm për grupe kriminale e terroriste, por duhet të kuptohet që janë edhe mbi 40 mijë banorë të nacionalitetit serb që nuk iu binden institucioneve të Kosovës.
“Në veriun e Kosovës ekziston një komunitet me mbi 40 mijë banor që janë të nacionalitet serb që nuk duan të jetojnë në Kosovë. Nuk është fjala vetëm për grupe kriminale dhe terroriste, Para Radojiçiqit ka qenë Veselinoviq, tani shkoi Radojiçiqi dhe do të krijohet tjetri. Aty është vatër e lulëzimit të krimit për shkak se ekziston padëgjueshmëria politike e qytetarëve ndaj institucioneve të Kosovës. Pra, nëse ka kriminel ka edhe qytetarë që nuk i dojnë institucionet e Kosovës. Prandaj, unë po them që nuk është zgjidhja përmes forcës së ligjit, zgjidhja në veri është zgjidhje politike duke e njohur vullnetin politik të serbëve në veri dhe duke e njohur vullnetin politik të shqiptarëve në jug të Serbisë, përkatësisht në Luginë të Preshevës”, ka thënë Molliqaj.
Nga krejt, kjo ai pohon se sulme mund të ketë përsëri,
“Në këtë drejtim nuk ka përfundim të konflikteve dhe të rasteve të tilla, a do të jetë pas një jave, a do të jetë pas një viti është e parëndësishme. Kosova do të mbetet në konflikt të përhershëm në veriun e saj”, ka shtuar kryetari Molliqaj.