Aktakuzë kundër pronarit të kompanisë që e ka siguruar diskotekën “Pulse”

Gjykata themelore penale Shkup informoi se në tërësi është miratuar aktakuza shtesë lidhur me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën e humbën mbi 60 persona dhe u lënduan mbi 200. Aktakuza ka të bëjë me Aleksandar Nacev – pronar aktual dhe person përgjegjës i agjencisë për sigurim “Rubicon sekjuriti sollushën” SHPKNJP Shkup. Ai […]

Aktakuzë kundër pronarit të kompanisë që e ka siguruar diskotekën “Pulse”
Zjarri në diskotekën "Pulse" në Koçan. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Gjykata themelore penale Shkup informoi se në tërësi është miratuar aktakuza shtesë lidhur me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën e humbën mbi 60 persona dhe u lënduan mbi 200. Aktakuza ka të bëjë me Aleksandar Nacev – pronar aktual dhe person përgjegjës i agjencisë për sigurim “Rubicon sekjuriti sollushën” SHPKNJP Shkup. Ai ngarkohet për krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, për shkak të lëshimeve serioze në organizimin dhe zbatimin e masave të sigurisë në objekt, raporton MIA.

Siç kumtojnë nga Gjykata penale, rasti i është caktuar gjykatëses Biljana Smaqovska për procedurë të mëtutjeshme.

Sipas aktakuzës, nacev ngarkohet për kontribut të veçantë në tragjedi, sepse së bashku me persona të tjerë tashmë të akuzuar he persona të panjohur, nuk ka vepruar sipas rregullave teknike për mbrojtje, me çka ka shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve, si dhe për pronën, në përmasa të mëdha.

Në periudhën kritike nga shtatori 2022 deri në ditën e zjarrit, Nacev faktikisht ka kryesuar me agjencinë, së bashku me drejtorin, pa i respektuar obligimet ligjore nga Ligji për sigurim privat. Agjencia nuk ka ndërmarrë masa për parandalim dhe zbulim të paraqitjeve të dëmshme, nuk ka lidhur kontratë me shkrim me “Klub Puls” dhe nuk ka zbatuar kujdes, kontroll dhe mbikëqyrje ndaj punës së siguruesve.

Në ditën kritike, tre të punësuar të licencuar dhe një i palicencuar ishin të obliguar për sigurimin e objektit, pa vlerësim paraprak të sigurisë, pa kontrollim të kushteve të sigurisë, daljeve dhe mundësive për evakuim. Objekti ka qenë i stërmbushur, ndërsa nuk ka ishte përgatitur dhe parashtruar Plani për sigurim për ngjarje me numër më të madh të vizitorëve.

Plotësisht, të punësuarit nuk kanë kryer kontroll të identitetit dhe moshës së vizitorëve, duke lejuar hyrjen e të miturve pas mesnate. Nuk është kryer as kontrolli i personave gjatë hyrjes, me çka nuk është parandaluar futja e mjeteve piroteknike – shkak i drejtpërdrejtë i zjarrit.

Hetimi tregoi se Nacev u ka dhënë instruksione të drejtpërdrejta personave të sigurimit, të angazhuar në natën kritike. Pas tragjedisë, ai ka themeluar agjenci të re sigurimi në Strumicë, gjë që prokuroria e konsideron si tentim për ta vazhduar veprimtarinë formalisht duke u fshehur prapa një personi tjetër përgjegjës.

Ndryshe, seanca kryesore për zjarrin katastrofik në diskotekën “Pulse” në Koçan ku më 16 mars humbën jetën 63 persona, kryesisht të rinj dhe fëmijë, dhe u plagosën mbi 200 të tjerë, do të fillojë më 19 nëntor, në sallën e gjyqit të Institucionit Ndëshkues (IN) “Idrizovë”, njoftoi Gjykata Penale. Aktakuza u ngrit më 2 korrik, ndërsa Gjykata më 3 tetor njoftoi se ajo është miratuar plotësisht. Vlerësimi i aktakuzës zgjati më shumë se hetimi, gjë që është një precedent në gjyqësor.

Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 63 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë. Prokuroria ka ngritur akuza kundër 34 personave të cilët, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve të tyre brenda sistemit, shkaktuan katastrofën. Aktakuza përfshin gjithashtu tre kompanitë e pronarit të diskotekës, i cili është i pandehuri kryesor.