Abdixhiku sot do të shkojë në Gjakovë për fushatën zgjedhore
Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar agjendën e kandidatit të saj për kryeministër, Lumir Abdixhiku. Në njoftimin e lëshuar thuhet se aktivitetet e Abdixhikut në kuadër të fushatës zgjedhore do të fillojnë nga ora 16:30, dhe do të mbarojnë në ora 21:30. Agjenda e kandidatit të LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku: -16:30, Takim me banorët

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar agjendën e kandidatit të saj për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se aktivitetet e Abdixhikut në kuadër të fushatës zgjedhore do të fillojnë nga ora 16:30, dhe do të mbarojnë në ora 21:30.
Agjenda e kandidatit të LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku:
-16:30, Takim me banorët e Irzniqit
Vendi: Shkolla fillore “Maxhun Çekaj”.
-18:00, Tubim elektoral në Gjakovë
Vendi: Salla e Sportit “Shani Nushi”.
-19:30, Takim me banorët e Korishës së Prizrenit
Vendi: Shkolla fillore “Dëshmorët e Kabashit”.
-21:30, Takim me banorët e Barilevës
Vendi: Shkolla fillore “Ali Kelmendi”, Barilevë.