Një emër i madh po afrohet te Milani… por askush nuk e priste këtë lëvizje

Një emër i madh po afrohet te Milani… por askush nuk e priste këtë lëvizje

Kuqezinjtë duket se kanë përshpejtuar lëvizjet në merkato pas takimit mes drejtuesve të klubit dhe Gerry Cardinale. Edhe pse deri tani ishte menduar se Milanit do t’i duhej të shiste lojtarë përpara se të bënte afrime të reja, situata duket se ka ndryshuar.

Sipas raportimit të FootballKush, Milani dhe Strasbourg kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e 22-vjeçarit belg. Moreira thuhet se kishte shprehur dëshirën për t’u transferuar në “San Siro”, pavarësisht interesimit nga klube të njohura në Angli, Gjermani dhe Itali, përcjell ORAinfo.

Mbrojtësi krahu konsiderohet një lojtar mjaft fleksibël, pasi mund të aktivizohet në të dyja krahët si wing-back. Profili i tij shihet si i përshtatshëm për skemën e trajnerit Ruben Amorim.

Në moshën vetëm 22-vjeçare, Moreira ka tashmë mbi 60 paraqitje në Ligue 1, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Kupës së Botës. Për Milanin, transferimi i tij mund të përfaqësojë një investim të rëndësishëm për të ardhmen dhe një përforcim të rëndësishëm për krahët e skuadrës.

Nëse marrëveshja finalizohet, Moreira pritet të jetë një nga afrimet e reja të Milanit në projektin e drejtuar nga Amorim. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.