AGK: Pranimi i fajësisë nga Spasiqi për sul’min ndaj gazetarit Zariqi, hap i rëndësishëm
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës për shpalljen fajtor të Dalibor Spasiqin për sulmin ndaj gazetarit të RTV21, Burim Zariqi, gjatë trazirave në veri të Kosovës më 31 maj 2023. AGK këtë e cilëson “si një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e gazetarëve dhe lirisë së medias”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës për shpalljen fajtor të Dalibor Spasiqin për sulmin ndaj gazetarit të RTV21, Burim Zariqi, gjatë trazirave në veri të Kosovës më 31 maj 2023.
AGK këtë e cilëson “si një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e gazetarëve dhe lirisë së medias”.
Spasiq është dënuar me 10 mijë euro gjobë për veprat penale “sulm” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen huliganizëm”.