Gjobitet shoferja në Prishtinë, u incizua duke drejtuar veturën në kahun e kundërt

Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofere me 100 euro dhe një pikë negative pasi e njëjta është parë duke e drejtuar makinën në kahun e kundër të rrugës. Policia tha se përveç planeve, ka pranuar denoncime edhe nga qytetarët dhe mediet për shkelje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik. “Pjesë e

Gjobitet shoferja në Prishtinë, u incizua duke drejtuar veturën në kahun e kundërt

Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofere me 100 euro dhe një pikë negative pasi e njëjta është parë duke e drejtuar makinën në kahun e kundër të rrugës.

Policia tha se përveç planeve, ka pranuar denoncime edhe nga qytetarët dhe mediet për shkelje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik.

“Pjesë e punës së zyrtarëve të njësitit të trafikut ka qenë edhe identifikimi dhe gjobitja e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia tha se për angazhime për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës.