Gjermania drejt pagës minimale prej 15 eurosh në orë?

Koalicioni i ri qeveritar në Gjermani, i përbërë nga CDU/CSU dhe SPD, ka përfshirë në marrëveshjen e tij një synim për të rritur pagën minimale në 15 euro në orë deri në vitin 2026. Aktualisht, paga minimale është 12.82 euro. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kjo do të realizohet në praktikë. Marrëveshja e koalicionit thotë […] The post Gjermania drejt pagës minimale prej 15 eurosh në orë? appeared first on Albinfo.

Gjermania drejt pagës minimale prej 15 eurosh në orë?

Koalicioni i ri qeveritar në Gjermani, i përbërë nga CDU/CSU dhe SPD, ka përfshirë në marrëveshjen e tij një synim për të rritur pagën minimale në 15 euro në orë deri në vitin 2026. Aktualisht, paga minimale është 12.82 euro. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kjo do të realizohet në praktikë.

Marrëveshja e koalicionit thotë se Komisioni i Pagës Minimale do të marrë në konsideratë zhvillimet në marrëveshjet kolektive dhe 60% të pagës bruto mesatare të punonjësve me kohë të plotë. Kjo, sipas SPD-së, e bën të arritshme shifrën prej 15 eurosh. Por udhëheqësi i CDU-së, Friedrich Merz, ka sqaruar se vendimi përfundimtar i takon Komisionit dhe se marrëveshja me SPD-në është thjesht një “supozim i përbashkët”, transmeton albinfo.ch

Ministri i Punës Hubertus Heil (SPD) ka insistuar se nëse Komisioni ndjek procedurat e veta, rritja në 15 euro është e mundur dhe e domosdoshme për të mbështetur të ardhurat e ulëta dhe të mesme.

Ndërkohë, të rinjtë e SPD-së, Jusos, kanë shprehur pakënaqësi ndaj deklaratave të Merz dhe janë kritikuar edhe disa pika të tjera të marrëveshjes, si heqja e kufirit maksimal prej tetë orësh pune në ditë dhe dobësimi i mëtejshëm i sistemit të mirëqenies sociale.

Gjithsesi, pritet që shumica e anëtarëve të SPD-së ta miratojnë marrëveshjen deri më 29 prill, ndërsa Merz do të emërohet kancelar më 6 maj. Vëmendja më pas do të përqendrohet tek vendimi i Komisionit për Pagën Minimale.

Që nga krijimi në vitin 2015, Komisioni ka rekomanduar rregullisht rritjen e pagës minimale, duke marrë parasysh situatën ekonomike dhe ndikimin në tregun e punës. Vetëm një herë, në vitin 2022, qeveria e ka anashkaluar vendimin e Komisionit duke vendosur rritje të njëanshme në 12 euro.

Në këtë mandat të ri, edhe pse qeveria ka të drejtën të zbatojë ose jo rekomandimin e Komisionit, nuk mund të vendosë një shumë të ndryshme nga ajo e rekomanduar. Nëse Komisioni nuk rekomandon rritje në 15 euro, paga minimale mund të rritet më pak se sa shpreson SPD.

The post Gjermania drejt pagës minimale prej 15 eurosh në orë? appeared first on Albinfo.