Ahmeti për Grubin: I kam thënë troç, nëse ke keqpërdor besimin tim, të përgjigjesh!

Ahmeti për Grubin: I kam thënë troç, nëse ke keqpërdor besimin tim, të përgjigjesh!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ka kërkuar që Artan Grubi të kthehet në Maqedoninë e Veriut dhe të përballet me përgjegjësinë nëse ka keqpërdorur besimin e tij. Ahmeti theksoi se kërkon drejtësi të mirëfilltë dhe jo selektive, ndërsa shpreson që Grubi të lirohet nga arresti shtëpiak dhe procedura të vazhdojë.

“Unë kam qenë ithtari kryesor që kam kërkuar që Artan Grubi të kthehet në Maqedoninë e Veriut të marrë përsipër proces. I kam thënë troç “nëse ke keqpërdor besimin tim të përgjigjesh”. Ai është betuar se do të punojë me ndershmëri. Dhe të vetmen fjalë ma ka thënë, “unë kam punuar me ndershmëri”.

Dhe unë kam kërkuar publikisht dhe kam bërë presion te politika vendore le të dalë le të përgjigjet. Por jo drejtësi selektive, por dua drejtësi të mirëfilltë. Dhe mendoj gjërat shkojnë mirë, e para është të lirohet nga arresti shtëpiak dhe të shohim si do të vazhdojë”, tha Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.

The post Ahmeti për Grubin: I kam thënë troç, nëse ke keqpërdor besimin tim, të përgjigjesh! appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.