Qoku: Ali Ahmeti u thirr nga Gjykata Speciale, dëshmoi për 27 orë dhe doli pa asnjë gjëmb në këmbë

Qoku: Ali Ahmeti u thirr nga Gjykata Speciale, dëshmoi për 27 orë dhe doli pa asnjë gjëmb në këmbë

Deputeti Bekim Qoku ka publikuar një reagim të ashpër në rrjetet sociale, duke ngritur pyetje serioze rreth rolit dhe dëshmisë së kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, para Gjykatës Speciale. 

Në postimin e tij, i shoqëruar me një fotografi të Ahmetit krah presidentit serb Aleksandar Vučić, Qoku vë në pah kontrastin mes angazhimit të dikurshëm për themelimin e kësaj gjykate dhe fatit të krerëve të UÇK-së. 
Në vijim jepet përmbajtja e plotë e shkruar nga deputeti Bekim Qoku:

“Ali Ahmeti thirret nga Gjykata Speciale – për themelimin e së cilës kishte lobuar dhe investuar pamasë – në cilësinë e dëshmitarit lidhur me katër krerët e UÇK-së që mbaheshin në paraburgim, pyetet për 27 orë për të dalë që aty pa asnjë gjëmb në këmbë. Se çfarë përmban dëshmia e tij ende kurrkush nuk e di. Katër krerët e UÇK-së dënohen po nga ajo Gjykatë me 81 vite burgim.” (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.