Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Gjakovë, lëndohet një person – dërgohet në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:40, në fshatin Morinë të komunës së Gjakovës, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Gjakovë, lëndohet një person – dërgohet në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:40, në fshatin Morinë të komunës së Gjakovës, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Në fshatin Morinë në Gjakovë rreth orës 13:40 një veturë dhe një motoçikletë  janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve  materiale një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.”, tha ai.

Rasti po trajtohet nga njësia rajonale e trafikut në Gjakovë.