Aksident tragjik në Prizren, 22 vjeçari vdes pasi bie nga lartësia me motor katër rrotësh

Aksident tragjik në Prizren, 22 vjeçari vdes pasi bie nga lartësia me motor katër rrotësh

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë me motoçikletën me katër rrota nga një lartësi.

Zëdhënësi Policisë së Kosovës për Prizrenin, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar për Express se rasti është raportuar më 6 nëntor 2026, rreth orës 15:00.

Ai ka treguar se ekipet policore e kanë gjetur viktimën të shtrirë rrezë një mali ku edhe më pas kanë konstatuar vdekejen e tij.

“Më 6 nëntor 2026, rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gjonaj të Prizrenit, një person, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë me katër rrota (ATV), kishte humbur kontrollin mbi mjetin dhe kishte rënë nga një lartësi.Njësitë policore i janë përgjigjur informatës dhe, me të arritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur një person të shtrirë në rrëzë të malit, ndërsa në afërsi të tij është gjetur edhe motoçikleta e dëmtuar”, ka deklaruar ai.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës, i cili, pas ekzaminimit mjekësor, ka konstatuar vdekjen e viktimës, A.H., mashkull, 22 vjeç. Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit kujdestarë të Stacionit Policor në Prizren, si dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Të gjitha njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e Forenzikës Rajonale.Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti të iniciohet si “Hetim i vdekjes” dhe të procedohet për hetime të mëtejshme”, ka shtuar Bytyqi./


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.