Shpallet në kërkim Adnon Jashari, i akuzuari për rastin e Diana Kastratit

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Adnon Jasharin, të akuzuarin për vrasjen e Diana Kastratit, para 15 vjetësh.
Përmes një kërkese për bashkëpunim me qytetarët, Policia ka bërë të ditur se kërkimi po bëhet bazuar në urdhëresën e Gjykatës, lidhur me seancën e caktuar për 10 nëntor 2026, në gjykimin në mungesë.
Jashari kërkohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, raporton Klankosova.tv
Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i ndihmojnë në lokalizimin e tij.
Informacionet mund të dërgohen në adresën elektronike [email protected] ose duke u paraqitur në stacionin më të afërt policor.
The post Shpallet në kërkim Adnon Jashari, i akuzuari për rastin e Diana Kastratit appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



