VLEN: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së i padrejtë dhe i papranueshëm

Reagim nga VLEN:
Me keqardhje dhe indinjatë të thellë e morëm lajmin për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Dënimet e shqiptuara janë të rënda dhe të papranueshme. Pas një procesi të gjatë dhe të kontestuar, katër prej figurave kryesore të luftës çlirimtare vazhdojnë të mbahen larg familjeve dhe Kosovës.
Aktgjykimi i sotëm nuk e vuri në diskutim legjitimitetin e UÇK-së. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë për liri, e zhvilluar përballë shtypjes dhe krimeve të regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Këtë të vërtetë historike nuk mund ta ndryshojë asnjë aktgjykim.
Vendimi i sotëm është i shkallës së parë dhe nuk e mbyll këtë çështje. Beteja juridike vazhdon. Presim që në procedurën e ankesës të shqyrtohen seriozisht argumentet e mbrojtjes dhe të korrigjohet kjo padrejtësi.
” ”
VLEN qëndron pranë familjeve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, pranë bashkëluftëtarëve të tyre dhe pranë popullit të Kosovës.
UÇK-ja luftoi për liri. Kjo e vërtetë nuk rishkruhet”, thuhet në reagim. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



