Aktivistët e gjuajnë me torte “15%” kryetarin e ZRRE-së
Aktivistët po kundërshtojnë rritjen e paralajmëruar prej 15 për qind të çmimit të rrymës (Video) The post Aktivistët e gjuajnë me torte “15%” kryetarin e ZRRE-së appeared first on Albinfo.

Mësohet se aktivistët e nismës “Asnjëcentmëshumë” i kanë bërë “dhuratë” një torte me mbishkrimin “15%” kryetarit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, në një parking të enjten, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë Fejzullahu nuk e pranoi dhe më pas aktivisti Dibran Hoxha ia hodhi tortën kur kryetari i ZRRE-së hyri brenda në veturë.
Aktivistët po kundërshtojnë rritjen e paralajmëruar prej 15 për qind të çmimit të rrymës duke nisur nga prilli. Të shtunën nga ora 15:00 është paraparë të mbahet protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
The post Aktivistët e gjuajnë me torte “15%” kryetarin e ZRRE-së appeared first on Albinfo.