Aktivistët ngrenë alarmin në Britani, The Guardian: Si grupet ruse në Telegram tentojnë të “rekrutojnë” njerëz për të nxitur sulme

Një rrjet kanalesh në Telegram, me lidhje ruse, po nxisin qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar me qëllim kryerjen e sulmeve ndaj xhamive dhe myslimanëve, duke ofruar kriptovaluta në këmbim. The Guardian shpjegon taktikat që ndjekin këto grupe për të ndikuar te njerëzit, duke shpërndarë skedarë PDF me udhëzime për prodhimin e bombave dhe dizajne për [...]Read More...

Aktivistët ngrenë alarmin në Britani, The Guardian: Si grupet ruse në Telegram tentojnë të “rekrutojnë” njerëz për të nxitur sulme

Një rrjet kanalesh në Telegram, me lidhje ruse, po nxisin qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar me qëllim kryerjen e sulmeve ndaj xhamive dhe myslimanëve, duke ofruar kriptovaluta në këmbim.

The Guardian shpjegon taktikat që ndjekin këto grupe për të ndikuar te njerëzit, duke shpërndarë skedarë PDF me udhëzime për prodhimin e bombave dhe dizajne për armë të printuara 3D. Sipas medias, nëpër rrugët britanike janë shfaqur gjithashtu postera me kode QR për grupet në fjalë.

Një grup kundër racizmit, i quajtur Hope Not Hate, ka dorëzuar një dosje në polici që përmban të dhëna për këto kanale dhe lidhjet e tyre të mundshme ruse, dhe shprehet i shqetësuar se përbëjnë kërcënim shumë të madh. Trusti i Sigurisë së Komunitetit (CST) dhe Tell Mama, organizata bamirëse të cilat monitorojnë krimin e urrejtjes kundër hebrenjve dhe myslimanëve, kanë shprehur gjithashtu shqetësimin për këtë rrjet dhe për lidhjet e tyre ruse.

Ken McCallum, kreu i MI5, paralajmëroi në tetor se inteligjenca ruse ka qenë në një mision për të krijuar “rrëmujë në rrugët britanike dhe evropiane”.

Gregory Davis, një studiues i lartë në Hope Not Hate, tha: “Ne jemi të shqetësuar, duke pasur parasysh raportimet e përpjekjeve të mëparshme ruse për të rekrutuar grupe njerëzish në MB të gatshëm për të kryer akte kriminale këtu, se ky rrjet është krijuar për të rekrutuar njerëz për të kryer akte dhune. Ne besojmë se njerëzit që drejtojnë rrjetin po përdorin një sërë mjetesh për të krijuar kontakte të drejtpërdrejta me aktivistët britanikë të ekstremit të djathtë në platformë dhe ka të ngjarë t’i inkurajojnë privatisht ata të kryejnë një akt terrori.”

Stella Creasy, një deputete laburiste, zona e ëalthamstoë e së cilës është shënjestruar me mbishkrime, tha: “Këto janë akuza shumë të besueshme për ndërhyrje të huaja dhe ato duhet të merren seriozisht. Për disa kohë është bërë e qartë në nivel lokal se ka një përpjekje të bashkërenduar për të mashtruar, provokuar dhe mbjellë përçarje midis komuniteteve, online dhe offline. Kjo po ndodh në komunitete si imja. Ne duhet ta marrim këtë shumë seriozisht për shkak të aktivitetit kriminal, ndërhyrjes së huaj në demokracinë tonë dhe rrezikut të dëmtimit që paraqet për banorët.”

Sipas medias britanike, anëtarët e këtyre grupeve kanë diskutuar hapur për djegie masive të Kuranit, si dhe kanë postuar video me zjarrvënie, sulme me acid apo testime bombash të bëra vetë./abcnews.al