LVV në Prishtinë dorëzon materiale në Prokurorinë Speciale për një “kontratë abuzive” për ndriçimin publik

LVV në Prishtinë dorëzon materiale në Prokurorinë Speciale për një “kontratë abuzive” për ndriçimin publik

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar sot materiale në Prokurorinë Speciale për kontratën për ndriçim publik të Komunës së Prishtinë.

Asamblisti i Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, bashkë me deputetin nga kjo parti Ilir Kërçelin, dorëzuan “gjetjet” e tyre për, siç thanë, dëmin që iu shkaktua buxhetit të kryeqytetit.

“Bëhet fjalë për kontratën për ndriçim publik, smart ku ne jemi të bindur që ka prova të mjaftueshme që të bëhet fjalë për një kontratë abuzive ku është dëmtuar buxheti i komunës së Prishtinës. Për ndriçimin publik janë dy kontrata që janë nënshkruar në një periudhë të ngushtë kohore. Kontrata e parë është e korrikut e vitit 2024 dhe kontrata tjetër e prillit 2025. Ndryshimi për pozicione të njëjta dhe për punë të njëjta është aq i madh sa që të hetojmë këtë kontratë më në hollësi dhe që këto të gjetura tona t’i dorëzojmë në Prokurori Speciale dhe presim që ta zbardhë çështjen deri në fund. Nëse vërtetohen ato pretendime që ne i kemi ngritur atëherë personat përgjegjës duhet të japin përgjegjësi”, tha ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.