Anisa i akuzoi për mashtrim, reagon klinika ku parashihej të operohej artistja: S’kemi nënshkruar kurrfarë kontrate me BBVK për t’ju operuar
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli së fundi nxori në pah disa deklarime që kinse është “mashtruar” nga klinika e cila kishte pranuar realizimin e një operimi për problemet shëndetësore që ajo pati me pjesën kurrizore të shpinës. Gjatë kohës sa ajo ishte pjesë e BBVK nga organizatorët e spektaklit iu bë e…

Gjatë kohës sa ajo ishte pjesë e BBVK nga organizatorët e spektaklit iu bë e ditur se tashmë trajtimin e këtij problemi shëndetësorë e ka të siguruar.
Por pasi doli dhe kreu disa kontrolle, Anisa paralajmëroi së në fakt ajo u mashtrua.
Në lidhje me këtë së fundi pati edhe një reagim nga klinika në fjalë e që është “A+ MEDICAL SOLUTION”.
Nga kjo klinikë kanë thënë se kjo kompani i mundësoi Anisës udhëtimin në Stamboll, qëndrimin dhe kontrollet mjekësorë.
Por sipas tyre ata nuk kanë pasur asnjë kontratë sponsorizimi apo bashkëpunimi me BBVK dhe as me Anisën, transmeton
“Nëse ky emision ka krijuar përshtypjen se kompania jonë ka garantuar mbulimin e shpenzimeve të operacionit – kjo është e pavërtetë dhe jashtë përgjegjësisë sonë”,thuhet në reagim.
Gjithashtu u tha se ajo ishte lajmëruar me kohë se nuk dot ‘i mbulohen shpenzimet e operimit dhe pas kontrolleve asaj i është propozuar se në këtë fazë ka nevojë për terapi fizikale dhe jo për operim.
Postimi i plotë:
REAGIM ZYRTAR I A+ MEDICAL SOLUTION
Në lidhje me përfshirjen e kompanisë sonë në rastin e znj. Anisa Veseli dhe interpretimet e dhëna në media, sqarojmë sa vijon:
A+ Medical Solution është një agjenci ndërmjetësimi ekskluzivisht për ndërhyrje estetike në spitalet dhe klinikat më të njohura në Turqi. Ne nuk ofrojmë trajtime ortopedike, (operacionet e skoliozës). Në shenjë mirëkuptimi dhe solidariteti, A+ Medical Solution i mundësoi znj. Veseli udhëtimin në Stamboll, akomodimin, qëndrimin dhe kontrollet mjekësore – të gjitha të mbuluara nga kompania jonë. Kjo ndihmë ishte thjesht humanitare dhe pa asnjë detyrim kontraktual. A+ Medical Solution nuk ka pasur asnjë kontratë sponsorizimi apo bashkëpunimi me Big Brother VIP Kosova dhe as me znj. Veseli. Nëse ky emision ka krijuar përshtypjen se kompania jonë ka garantuar mbulimin e shpenzimeve të operacionit – kjo është e pavërtetë dhe jashtë përgjegjësisë sonë. Asnjë përfaqësues i A+ Medical Solution nuk ka premtuar publikisht e as privatisht mbulimin e shpenzimeve të operacionit, as në deklaratat zyrtare dhe as në rrjetet sociale. Pas ekzaminimeve të hollësishme në Emsey Hospital, Prof. Dr. Bekir Yavuz Uçar, në epikrizën e datës 25.02.2025, konkludoi:
Operacioni nuk është i nevojshëm në këtë fazë
Rekomandohet terapi fizike, Pilates, Zumba dhe ushtrime të tjera
Rivlerësim pas 6 muajsh
Anisa Veseli që në ditën e pare të takimit me agjencinë tonë, ka qenë e sqaruar se nuk ka mbulim të shpenzimeve të operimit nga ana jonë. Pavarësisht kësaj dhe pavarësisht përfundimi mjekësor, znj. Veseli ka insistuar për operacion dhe ka përdorur metoda të papërshtatshme (shantazhi, kërcënimi, frikësimi) për të krijuar një perceptim të rremë, përfshirë incizime të fshehta në emisionin “Piranja”, duke u shtirur si klientë dhe duke krijuar skena për të detyruar kompaninë tonë që t’ia paguajë operimin. Kjo ka qenë një përpjekje për të deformuar realitetin dhe për të dëmtuar imazhin e kompanisë sonë, duke prezantuar gabimisht ndihmën tonë si një premtim për mbulimin e shpenzimeve të operacionit. A+ Medical Solution operon me transparencë, etikë dhe profesionalizëm. Ndihma për znj. Veseli ka qenë një gjest humanitar, të cilin disa individë kanë tentuar ta keqpërdorin për interesa personale. Ne nuk do të lejojmë që humanizmi dhe mirëbesimi ynë të përdoren për përfitime të padrejta apo për të dëmtuar reputacionin tonë. A+ Medical Solution mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve estetike të sigurta dhe profesionale, gjithmonë në përputhje me standardet më të larta të etikës dhe kujdesit ndaj pacientëve./