Vazhdon vizita e ish-presidentit Thaçi te babai i sëmurë në QKUK
Ish-presidenti Hashim Thaçi sot erdhi në Kosovë për një vizitë te babai i tij i sëmurë, transmeton Periskopi. Thaçi hyri më herët në Klinikën Interne dhe ende po vazhdon qëndrimin aty, ndërsa jashtë klinikës prezentë janë forcat policore. Vizita e tij po zhvillohet në masa të rrepta sigurie, jo vetëm jashtë qendrës së QKUK-së por

Ish-presidenti Hashim Thaçi sot erdhi në Kosovë për një vizitë te babai i tij i sëmurë, transmeton Periskopi.
Thaçi hyri më herët në Klinikën Interne dhe ende po vazhdon qëndrimin aty, ndërsa jashtë klinikës prezentë janë forcat policore.
Vizita e tij po zhvillohet në masa të rrepta sigurie, jo vetëm jashtë qendrës së QKUK-së por edhe brenda saj.
Në media është raportuar se Thaçi ka të drejtë të vizitoj babanë e tij vetëm brenda ditës së sotme.
Poashtu, si kusht e ka që brenda të jetë edhe policia edhe një përkthyes, që të dihet gjithçka çfarë bisedohet.