Lushtaku: Presidenti Thaçi arriti të vizitojë babain e tij duke treguar se dashuria familjare qëndrojnë mbi çdo sfidë
Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas vizitës së ish-Presidentit, Hashim Thaqi, në Kosovës tek babai i tij i sëmurë. Lushtaku tha se Thaqi pavarësisht sfidave që po kalon vazhdon të jetë mbështetja kryesore për familjen e tij dhe qëndron i palëkundur ndaj vlerave që e kanë udhëhequr gjatë gjithë jetës. “Përkundër
Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas vizitës së ish-Presidentit, Hashim Thaqi, në Kosovës tek babai i tij i sëmurë.
Lushtaku tha se Thaqi pavarësisht sfidave që po kalon vazhdon të jetë mbështetja kryesore për familjen e tij dhe qëndron i palëkundur ndaj vlerave që e kanë udhëhequr gjatë gjithë jetës.
“Përkundër shumë padrejtësive dhe përpjekjeve për ta ndaluar, Presidenti Thaçi sot arriti të vizitojë babain e tij në spital, duke treguar se forca dhe dashuria familjare qëndrojnë mbi çdo sfidë.Pavarësisht sfidave që po kalon, ai vazhdon të jetë mbështetja kryesore për familjen e tij dhe qëndron i palëkundur ndaj vlerave që e kanë udhëhequr gjatë gjithë jetës.Bacës Haxhi, nga zemra i uroj shërim të shpejtë e të plotë” shkruan Lushtaku.
Postimi i plotë: